Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë përjetuar momente tmerri në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa në Greqi, mbremjen e djeshme.
Sipas mediave greke, tre grabitës hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit nga një dritare, ndërsa më pas i dhunuan dhe lidhën gojën, ndërsa i vodhën një shumë parash.
Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 euro dhe një çek me vlerë 3500 euro dhe një celular. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve.
Bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar ndërsa janë shpallu në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.
/abcnews.al