Dhunoi të dashurën, shoqërohet në polici mesfushori i Partizanit

schedule11:39 - 9 Maj, 2020

schedule 11:39 - 9 Maj, 2020

Telashet nuk i ndahen Aristotelos Romero. Mesfushori nga Venezuela i Partizanit është shoqëruar në komisariat ditën e sotme dhe dyshohet se ka dhunuar partneren e tij. Lojtari i afruar me bujë te “demat e kuq” në verë, ka qenë protagonist vetëm me sjelljen e tij.

Sa i takon ngjarjes së mësipërme, gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se bëhet fjalë vetëm për një shoqërim të mesfushorit, i cili po merret në pyetje në lidhje me akuzat se ka dhunuar të dashurën.

 

Deri më tani nuk ka akoma asnjë masë ndaj tij, apo ndonjë informacion për dërgimin e kësaj çështje në Prokurori. Nëse kjo ndodh, atëherë Romero do të shoqërohet në dhomat e paraburgimit dhe më pas do të vendosë Gjykata masën e sigurisë.

Venezueliani edhe më parë ka qenë problematik, pasi banorët e pallatit ku jetojnë janë ankuar për festat që organizon në shtëpi. Tashmë Romero po përballet me një tjetër problem, ndërkohë që tashmë edhe e ardhmja e tij te Partizani është vendosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!