Dhunoi rojën e sigurisë/ Vlorë, arrestohet avokati Redi Llanaj

schedule16:06 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:06 - 10 Tetor, 2025

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar avokatin Redi Llana, pasi akuzohet se në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka dhunuar fizikisht punonjësin e sigurisë.

Sipas policisë, avokati ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë.

Grupi hetimor dhe policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, Redi Llanaj 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!