Dhunoi nxënësit, policia kap shoferin

schedule21:13 - 6 Tetor, 2018

schedule 21:13 - 6 Tetor, 2018

Policia e Dibrës ka arrestuar një shofer 35-vjeçar i cili është denoncuar nga Ministria e Arsimit pas një videoje ku ai shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve. Bëhet fjalë për Edmond Selën i cili kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës.

Pasi u mor në pyetje, Sela pretendoi se kishte ushtruar dhunë pasi nxënësit i kishin djegur sediljet e automjetit me cigare. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 4 Tetor. Sela u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Gjithashtu rezultoi se ai kishte mangësi në dokumentacion për automjetin dhe do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!