Dhunoi ish-bashkëjetuesen, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

schedule10:54 - 17 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 17 Qershor, 2021

Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin H.K., pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-bashkëjetuesen.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  H. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  ish bashkëjetueses së tij./i.k/abcnews.al/