Dhunoi fizikisht mësuesen në Memaliaj, procedohet 41-vjeçarja

schedule19:21 - 11 Prill, 2023

schedule 19:21 - 11 Prill, 2023

Është proceduar penalisht shtetasja S.K, 41-vjeçe pasi dhunoi fizikisht një mësuese në Memaliaj.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare të Memaliajt, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 41-vjeçarja është tezja e një nxënëseje të shkollës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit  dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!