Dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj të mitur, pranga 49-vjeçarit në Gjirokastër

schedule09:28 - 30 Qershor, 2022

schedule 09:28 - 30 Qershor, 2022

Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj të mitur. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”. /abcnews.al