Dhunohet nga policët italianë për origjinën! Ndocaj tregon incidentin, a do luante me çifteli për Erdoganin dhe Mitsotakis?

schedule18:35 - 22 Janar, 2021

schedule 18:35 - 22 Janar, 2021

Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte Eduart Ndocaj, i cili ndau rrëfime të bukura nga jeta e tij para futjes në politikë dhe asaj që aktualisht bën. Gjatë rubrikës “Reflektim” Ermali e pyet nëse pret ndonjë sms që do ta lumturonte, të cilën ka kohë që e pret.

Ai ka përmenduar emrin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pret ndjesën e tij si qytetar, ndërkohë tha se ai i ka bërë block në të gjitha rrjetet sociale.

“Nga Kryeministri për të më kërkuar ndjesë sepse nëse është kryeministër është falë meje, falë teje dhe falë gjithë atyre shqiptarëve që e votojnë, të cilëve u ka kthyer shpinën. Sikur e pres unë e presin edhe shqiptarët”.

Në kujtimet mbi jetesën e tij në Itali, ndalet në një moment mjaft sikletshëm për të, ku policët italianë kanë treguar dhunë verbale ndaj tij vetëm se ishte shqiptar.

Ndërkohë në mbyllje të bisedës teksa ishin në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, këngët e fundit të zgjedhura nga Ndocaj ishin shqiptare dhe patriotike. Ermali në këtë moment e pyet nëse do të bënte këngë me çifteli për Aleksandar Vučić, Recep Tayp Erdogan apo Kyriakos Mitsotakis. Ai theksoi se bërja e këngëve të tilla është servilizëm. Përpos mirepritjes për investimet që mund të bëjnë në vendin tone, ai tha se nuk do i këndonte as Aleksandër Vuçiç, Recep Erdogan, madje as Papës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!