Vetëm pak orë para nisje së procesit të votimit për kryebashkiakët rinj është dhunuar kandidati i PS-së Erion Isai, nga simpatizantë të koalicionit Bashkë Fitojmë, ku prezent ka qenë edhe kandidati i kësaj force Ethem Lumani.
Sipas informacioneve mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Esmeraldo Kacolli që dyshohet se është dhe personi që goditi Isain dhe është proceduar penalisht Xhemal Kalo për pengim i qarkullimit te mjeteve.
Gazetarja Kostana Morava, raporton për ABC News se për shkak të goditjes Isai ka një frakturë të lehtë në pjesën e hundës pas përplasjeve që mund të ketë pasur me simpatizantët e koalicionit të Bashkë Fitojmë.
Gjithashtu në ambientet e komisariatit janë përfaqësues edhe nga Partia Socialiste dhe nga koalicioni Bashkë Fitojmë./abcnews.al