Dhunohet 20-vjeçarja në Iran, nuk kishte mbuluar si duhet flokët

schedule13:45 - 20 Prill, 2018

schedule 13:45 - 20 Prill, 2018

Video ku një 20-vjeçare iraniane sulmohet fizikisht nga dy agjente të Policisë Morale në Teheran, është parë  më shumë se 2 milion herë në internet brenda pak orësh. Faji i vetëm i vajzës së sulmuar ishte se shamia nuk mbulonte komplet flokët e saj.

Po qarkullon në rrjetet sociale videoja e një gruaje iraniane e cila sulmohet fizikisht nga një agjent i policisë morale në vend. Faji i saj ishte se nuk kishte vënë si duhet shaminë. Pamjet janë publikuar në profilin e Intsagramit të një aktivisteje iraniane për të drejtat e grave, Masih Alinejad, 38 vjeç e cila prej vitesh jeton në ekzil mes Londrës dhe Nju Jorkut. Videoja është parë më shumë se 2 milionë herë dhe ka pasur më shumë se 25 mijë komente brenda pak orësh.

Regjimi iranian që nga viti 1979 ka vendosur që gratë, dhe nëse janë shtetase të huaja, duhet të ndjekin një kod të rreptë veshjeje simboli më i njohur i të cilit është shamia në vendet publike. Video është filmuar në Teheran, kryeqytetin e vendit, në një zonë publike gjatë ditës. Dy agjente gra të Policisë Morale sulmuan një vajzë rreth 20 vjece shamia e kuqe e të cilës nuk bulonte të gjithë flokët. Fillimisht vajza paralajmërohet gojarisht e më pas agjentja e policisë e veshur me të zeza e qëllon në fytyrë dhe e tërheq zvarrë në tokë.

Pak orë pas publikimit të videos, ministri i Brendshëm iranian urdhëroi nisjen e hetimeve për atë që ka ndodhur duke e cilësuar si një rast të pazakontë. Ai la të kuptohej se vajza e sulmuar kishte provokuar agjentet kur ato i kishin kërkuar të respektonte ligjin. Por ministri Iranian shtoi se gjithësesi reagimi i policisë ishte I tepruar. Policia Morale është një organ i policisë që kontrollon nëse respektohen rregullat për veshjen. Në vitin 2016, shtatë mijë agjentë policie kanë punuar në fshehtësi duke arrestuar shumë modele, të cilat postonin fotografi në profilet e tyre në Instagram pa u mbuluar me shami.

Masih Alinejad, e intervistuar nga britanikja “Guardian”, shpjegoi se femrat në Iran janë të zemëruara pasi këto keqtrajtime po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Ajo shpjegoi se policia morale vepron në emër të ligjit dhe që nuk është logjike që në shekullin 21 dikush të rrihet për shkak të flokëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!