Dhunimi i privatësisë, Facebook “ndan” 3 milionë dollarë për një gjobë

schedule14:20 - 25 Prill, 2019

schedule 14:20 - 25 Prill, 2019

Deri në 5 miliard dollarë rrezikohet të jetë gjoba ndaj rrjetit social Facebook për shkak të shkeljes së privatësisë së përdoruesve. Agjencia qeveritare amerikane, komisioni federal i tregtisë ka nisur hetimet për të konfirmuar nëse një shkelje e tillë ka ndodhur.

Facebook rrezikon një gjobë deri në 5 miliardë dollarë nga ana e Komisionit Federal të tregtisë. Agjencia qeveritare amerikane po heton për një shkelje të mundshme të një marrëveshjeje të 2011-ës. Kjo marrëveshje garanton privatësinë e përdoruesve pas skandalit të Kembrixh Analitika, e cila pati mundësinë të hynte në të dhënat e 87 milionë përdoruesve, pa lejen e tyre. Për këtë arsye kompania ka regjistruar minus 3 miliardë dollarë në buxhet, në pritje të përfundimit të hetimeve.

Shuma ka një impakt negativ në rezultatet e tremujorit të parë, edhe pse  të ardhurat janë shtuar me 26% rreth 15.8 miliardë dollarë, duke rrëzuar mesataren e analistëve që kishin parashikuar një shumë prej 14.98 miliard dollarësh. Rritja e të ardhurave u ndihmua nga rritja e Instagram si dhe reklamat e shumta.

Por fitimet bruto kanë rënë në 2.43 miliardë dollarë. Përdoruesit janë rritur çdo muaj me nga 8%, kjo do të thotë se Facebook vazhdon të përfitojë përdorues të rinj duke mbetur një platformë joshëse për aksionistët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!