Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, burg për edukatoren

schedule11:59 - 12 Nëntor, 2023

schedule 11:59 - 12 Nëntor, 2023

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në  kryeqytet.

Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shoqëri civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar para kopshtit dhe para Ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje, që të tilla raste dhune të ndëshkohen maksimalisht./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!