Një 33-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij S. B., 59 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Sh. B., 33 vjeç, banues në fshatin Laktesh, Pogradec, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij S. B., 59 vjeçe”, njofton policia.
/abcnews.al/