Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35 vjeçar të akuzuar për dhunë në familje.
Sipas uniformave blu të qytetit bregtetar mësohet se 35 vjeçari A.M., banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I..
Gjithashtu mbi të riun rëndon akuza për shkatërrim të pronës.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al