Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunë, kërcënim ndaj mësuesit dhe përndjekje të ish të dashurës/ Arrestohen 11 persona, procedohen tre të tjerë për vepra të ndryshme

schedule16:00 - 4 Tetor, 2023

schedule 16:00 - 4 Tetor, 2023

11 persona janë arrestuar, tre janë proceduar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës arrestoi një 27 vjeçar, procedoi penalisht një 40 vjeçar si dhe shpalli në kërkim një 37 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën pajisje që shërbejnë për lojëra fati.

Një 18 vjeçar nga Lezha u arrestua për përndjekje të ish të dashurës së tij. Dy të mitur 15 vjeçar u proceduan pasi dyshohet se te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë varësen nga qafa, një bashkëmoshatarit të tyre.

Një 38 vjeçar, banues në Tiranë, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Një 50 vjeçar, banues në fshatin Zallbastar, u arrestua gjithashtu pasi ditën e djeshme ka kanosur një mësues për shkak të detyrës. Një 38 vjeçar u arrestua dhe u procedua penalisht një tjetër pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti familjar, kanë ushtruar dhunë ndaj dy familjarëve të tyre.

Policia e Krujës arrestoi një 41 dhe 45 vjeçar pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Një 39 vjeçar nga Kruja u arrestua pasi u kap në segmentin rrugor Fushë Krujë – Krujë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin.

Edhe një 27 vjeçar nga Tirana u arrestua pasi u kap në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin. Një 39 vjeçar nga Vora u procedua penalisht pasi aksidentalisht ka ndezur zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!