Dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes, pranga 27 vjeçarit në Shkodër

schedule10:16 - 20 Janar, 2020

schedule 10:16 - 20 Janar, 2020

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  ish-bashkëshortes së tij.

Informacionet bëjnë me dije se ndalimi i F.  L. është bërë në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali  ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares,  ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Dhunon ish bashkëshorten në lokal, arrestohet 27 vjeçari, nga policia

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi F.  L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali  ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares,  ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!