13 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës së dhunshme të Sali Berishës.
Për rreth dy orë, dhuna dhe hedhja e molotovëve karakterizoi protestën e radhës të thirrur nga PD.
Fillimisht, me molotovë dhe fishekzjarre u sulmua godina e Kryeminstrisë, e më pas godina të tjera qeveritare.
Ndërkaq, gjashtë efektivë të policisë janë dëmtuar në protestën e dhunshme të PD, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit.
Të dëmtuarit, përkatësisht efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT.
Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al


