Dhunë dhe largim nga vendi i aksidentit/ Një i arrestuar, një në kërkim dhe një i proceduar në Fier

schedule13:18 - 23 Janar, 2023

schedule 13:18 - 23 Janar, 2023

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Ndërkohë që po ashtu ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin S.C i cili është konfliktuar me një person tjetër.

Në kërkim është shpallur shtetasi F.P 52-vjeç, pasi dyshohet se ka përplasur një të moshuar dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Njoftimi:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. P., 52 vjeç, banues në Toshkëz, pasi dyshohet se ka përplasur me automjet, shtetasin F. M., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!