Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Francë. Mbi të gjithë klubin e Nice, që duket se ka kaluar vijën e kuqe në një raport të tensionuar me tifozët.
Këta të fundit kanë dhunuar skuadrën, ndërsa dy lojtarë janë dëmtuar rëndë. Gjithçka ndodhi pas rikthimit në qendrën stërvitore të Nice, pas humbjes 3-1 në transfertën kundër Lorient.
Kjo ishte disfata e gjashtë radhazi për skuadrën dhe pika që dërdhi gotën e tensionit që kishte nisur që në stadium.
Në fillim tifozët debatuan nga tribiuna me lojtarët, por nuk e lanë me kaq. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, rreth 400 prej tyre kanë pritur në kompleksin stërvitor ekipin që kthehej nga transferta.
Pas përplasjes verbale, ata kanë sulmuar futbollistët që zbritën nga autobusi. Më të dëmtuarit kanë mbetur Jérémie Boga dhe Terem Moffi, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Pas mjekimit, ata kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa për shkak të dëmtimeve nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin francez. Po sipas mediave në vend, të dy lojtarët kanë kërkuar të largohen menjëherë nga Nice./abcnews.al

