Dhuna te “Bregu i Lumit”, PD padit Policinë e Shtetit

schedule17:20 - 17 Prill, 2019

schedule 17:20 - 17 Prill, 2019

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilat i akuzon për dhunë të ushtruar ndaj protestuesve te Bregu i Lumit. Sipas njoftimit  në rrjetin e saj social Facebook së ish- deputetes, Jorida Tabaku, uniformat blu kanë dhunuar barbarisht fëmijë, gra e të moshuar që kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja. Kallëzimi penal është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe kërkohet pezullimi i policëve të shtetit dhe të Bashkisë, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën. Ndërkohë për të njëjtat motive, u bë kallzimi penal në organin e akuzës së Tiranës, edhe për shefin e Komisariatit Nr.4, Agim Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!