Dhuna që trondit/ Çfarë po ndodh në familjet shqiptare? Sociologët: Po shtohet numri i divorceve

schedule15:12 - 15 Maj, 2024

schedule 15:12 - 15 Maj, 2024

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Qëllimi i kësaj dite ështe të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e familjes, dhe ta promovoje ate dhe vlerat e sa si bazë themeloree të shoqërisë.

Një nënë u vetëflijua me tre fëmijët e saj pak ditë më parë në lumin Buna në Shkodër, duke tronditur të gjithë shoqërinë. Por çfarë po ndodh me familjen shqiptare?

“Në familjet e reja ka shume probleme që burojne në radhë të parë nga zhgënjimet e partnmerëve. Shpeshhëre fanmilja dhe martesa nuk eshtë ajo që kanë pritur, duke sjellë pakenaëesi që behen burim konflikti dhe keto marrin përmasa nga më të paimagjinueshnet.”

Familja shqiptare dekadat e fundit ka ndryshuar shumë nga ajo tradicionale e para viteve 90 dhe këto ndryshime i solli lëvizjs e popullsisë.

“Familja nisi të goditej se kryefamiljaret emigruan. Shume familje sot janë rritur me mungesen e figurës aterore per shkak te emigrimit. Familjet e reja kerkojne menjehere shkeputjen se duan me shumë liri dhe hapesirë.”

Sociologia Entela Binjaku rendit disa nga dukuritë me të cilat përballet aktrualisht familja.

“Janë element që më parë nuk mendonin si shoqëri se do të na ndodhnin. Në radhë të pare divorci që po rritet, dhuna brenda mureve të shtëpise, në sociologji e njohim si anën e erret të jetes familjare.”

Pasojat e një familje jo të shëndoshë i vuajnë fëmijët, të cilët janë përgjegjësi e drejtpëdrejtë e prindërve të tyre.

“Fëmijë që braktisin shkollen se duhet te punojnë. Fëmijë që familjaret i nxjerrin në rrugë. Ose femije që rriten nga prindër që jane larg strehë familjare.”

Familja është institucion i rëndësishëm i shoqërisë dhe shtetit. Sipas sociologëve duhet bërë më shumë për edukimin e fëmijëve për vlerat e familjes, për të përgatitur në këtë mënyrë qytetarë të ndërgjegjshëm që do të ndërtojnë familjet e së ardhmes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!