Policia çon në SPAK 7 deputetë të PD, procedim për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese

schedule11:26 - 18 Tetor, 2024

schedule 11:26 - 18 Tetor, 2024

Shtatë deputet të opozitën janë kallëzuar në SPAK për vepra të ndryshme penale, pas përplasjes së dhunshme të enjten në Parlament.

Demokratja Elda Hoti, do të hetohet për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Teksa mbahej seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, sipas policisë Hoti ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar.

Ndërsa deputetët Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi, akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në hyerje të godinë së Kuvendit, ata kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë. Ata, teksa shtynin kordonin e policisë, i kërkonin atyre të largoheshin nga ruajtja e sigurisë në oborrin e Kuvendit.

Më herët, para godinës së Bashkisë Tiranë po zhvillohej një tjetër protest, ku u dogjën goma automjetesh.

Në prokurorinë e Tiranës, policia referoi materialet për Adriana Kalanë duke e akuzuar për “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Hetim në gjendje të lirë nisi edhe për Klevis Balliun, Klodijan Bajrami, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja.

Pasi dogjën goma automjetesh para Bashkisë, ata iu bashkuan protestës me grupin e deputetëve dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë./abcnews.al