Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna në Superligë/ Gazetari Fatmir Mneri analizon ngjarjen e Korçës

schedule16:13 - 19 Gusht, 2018

schedule 16:13 - 19 Gusht, 2018

Dhuna në Superligë ndodhi sepse të gjitha palët e interesuara ishin të papërgatitura. Gazetari dhe analisti sportiv, Fatmir Mneri, thotë se Shqipëria nuk mund të kopjojë ligjet e Europës, pa qenë e përgatitur për t’i zbatuar.

“Gjylja e madhe plasi” është batuta e filmit shqiptar.

Kështu ndodhi në Korçë, në ndeshjen e parë të Superligës, edhe pse shumë kush nuk e priste që në fillim, dhe një prej tyre ishte edhe gazetari dhe analisti sportiv, Fatmir Mneri.

Ish-kryeredaktori historik i “Sport Ekspresit”, sot analist televiziv, tregon shkaqet që, sipas tij, sollën dhunën në sfidën Skënderbeu-Partizani.

“Kjo gjë është bërë e ditur klubeve zyrtarisht nga Federata pak ditë para se të fillonte kampionati. Duhej një kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur, duhej arritur një kombinim i forcave të policisë. Hapa të tillë drastikë, sigursht që do të kenë pasoja”.

Është përfolur se gjithçka ishte e organizuar, si luftë bërrylash për interesa financiare.

“Është për të dyshuar. Do të ishte mjerane nëse do të shkohej deri këtu, që për të fituar një të drejtë të kërcënosh jetë njerëzish”.

Mneri thekson edhe një dukuri që, sipas tij, është karakteristikë për ne shqiptarët, dhe që ndikon për keq.

“Dëshira për t’u integruar në Evropë na ka bërë q ë të kapërcejmë limitet tona, sepse është dicka që mund të arrihet, për të thënë që ne e plotësuam edhe këtë normë ku nuk ke këllçe të dëgjosh nga policia e shtetit, që nga 61 stadiume vetëm 9 i plotësojnë kushtet dhe ato jo tamam”.

Federata ka kërkuar kthimin e Policisë në stadium, çfarë do të bëjë ajo nëse nuk kthehet?

“Për ta marrë si pikë referimi mu kujtua ajo që kam lexuar diku për vendosjen e semmaforëve për herë të parë në Paris, ka patur viktima se njerëzit nuk ishin mësuar, po është vendosur që të vazhdohet”.

Gazetari me përvojë bën me faj Federatën dhe klubet pasi, sipas tij, Policia e Shtetit ka vite që paralajmëron se do të largohet. /abcnewsw.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!