Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar disa të rinj në komisariat pas përplasjeve te Ministria e Brendshme. Goditjeve me sende të forta nga grupi i qytetarëve në protestë, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë duke i shpërndarë, ndërsa më pas disa prej tyre i ka shoqëruar, raporton gazetari i “ABC”-së që ndodhet në vendin e ngjarjes duke ndjekur tubimin, Juxhin Mustafaraj.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut dy net më parë nga një efektiv policie, por protestat ende nuk kanë përfunduar. Mbrëmjen e sotme grupi i qytetarëve në protestë kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama./ db/Abcnews.al

