Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahce, reagon Federata e Futbollit të Turqisë

schedule09:52 - 18 Mars, 2024

schedule 09:52 - 18 Mars, 2024

Pas ngjarjes së turpshme të ndodhur në takimin Trabzonspor – Fenerbahce, ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Turqisë (FFT).

Fenerbahce fitoi 2-3 në transfertë, ndërsa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë.
Tifozët vendas vërshuan drejt fushës duke sulmuar futbollistët e Fenerbahce të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata u kundërpërgjigjën me grushte e shqelma.

Shumë futbollistë kanë mbetur  të lënduar, ndërsa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh. Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT, që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.

“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme.

Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, ka shkruar faqja zyrtare e FFT./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!