Rastet e dhunës në familje janë shtuar në Korçë.
Në tre muajt e fundit, qershor, korrik dhe gusht në polici janë denoncuar 122 raste nga ku vërehehet se viktima më të shpeshta të dhunës mbeten gratë dhe prindërit.
Në tre muaj në të paktën 41 raste janë dhunuar gratë ndërsa në 26 raste ka qenë prindi.
Por nuk ka munguar as dhuna ndaj burrave. Sipas të dhënave rezulton se gjatë tre muajve shtatë burra kanë denoncuar në polici bashkëshortet e tyre.
Avokatët shprehin shqetësim për rastet në rritje dhe i lidhin ato kryesisht me faktorët ekonomikë dhe social.
Sipas Esmerald Xhafes, Rritja e dënimeve për dhunën ne familje nuk jep zgjidhje. Ai thotë se nga institucionet lipset më tepër angazhim.
Avokatët sugjerojnë ndër të tjera se zgjidhja nuk duhet parë vetëm te lëshimi i urdhrave të mbrojtjes ndaj të dhunuarëve por veçanërisht te edukimi që në shkolla i shoqërisë./abcnews.al