Dhuna ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, reagon Ramush Haradinaj: Autorët e krimit të dalin para drejtësisë!

schedule17:54 - 2 Nëntor, 2022

schedule 17:54 - 2 Nëntor, 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e rëndë në Pejë, ku disa inferimere kanë dhunuar një të moshuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie sulmonin fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Haradinaj shprehet i tronditur për rastin dhe bën thirrje që autorët dhe zinxhirin menaxhues i këtij krimi të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!