Dhuna ndaj mjekëve në Maqedoni, bluzat e bardha në protestë

schedule19:26 - 18 Shtator, 2019

schedule 19:26 - 18 Shtator, 2019

Dhuna e ushtruar ndaj mjekëve ka bërë që bluzat e bardha në Maqedoninë e Veriut të dalin në protestë. Mjekë dhe specializantë kanë kërkuar dialog të hapur me qeverinë për zgjidhjen e problemeve, në të kundërt kanë paralajmëruar me bojkot të punës.

Padurimin, zemërimin dhe revoltën e pacientëve të cilët ngecin në labirintet e sistemit shëndetësor jofunksional, nuk duhet ta nxjerrin te mjekët dhe personeli shëndetësor, të punësuar në klinika, ne jemi të punësuar dhe detyra jonë është të shpëtojmë jetë njerëzish, jo të jemi të ekspozuar ndaj dhunës, theksuan nga asociacioni i mjekëve dhe specializantëve të rinj në protestën e sotme.

Nenad Llazarov: “Për këtë shkak nuk lejohet asnjë lloj dhune ndaj personelit mjekësor, nuk guxon që pakënaqësia nga sistemi të rezultojë me dhunë fizike dhe verbale ndaj mjekëve. Në këtë moment themi Mjaft është! Është koha të merren masa urgjente dhe të jemi të mbrojtur, nq qoftë se nuk merren masa pas kësaj proteste publikisht e themi se nuk do të punojmë”.

Në uniformë të bardhë mjeku dhe ministri aktual i shëndetësisë Venko Filipçe e mbështeti protestën. Problemi është kompleks, theksoi ai, por më e rëndësishmja është ta kthejmë besimin e pacientëve te mjekët. Në të njejtën kohë mjekët i apeluan ministrit “ndalojeni shpërnguljen masive të mjekëve”, “stop për dhunën”.

Venko Filipçe:Jemi të vetëdijshëm, problemi është kompleks. Ky është fillimi i një procesi i kthimit të besimit në mes pacientëve dhe punëtorëve shëndetësorë, kjo kërkon shumë punë. Sigurimi profesional është vetëm një segment. Procesi përfshin përmirësim të statusit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë. Ne e arrijmë këtë nëpërmjet rritjes së të ardhurave, pastaj kushteve në të cilat punojnë, fushatë publike në të cilën publikisht do të themi se ai që jep shërbime shëndetësore vërtetë duhet të respektohet”.

Protesta të këtilla janë mbajtur edhe në qytete tjera të Maqedonisë së Veriut. Mesazhe të njëjta dërguan edhe mjekët nga Tetova. Protesta e mjekëve u mbajt pas disa sulmeve që ndodhën ndaj mjekëve e personelit mjekësor në disa klinika të Shkupit. Sulme ndaj mjekëve u regjistruan edhe në Tetovë e Kavadar. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!