Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, ministri Balla: Ngjarja po hetohet, autorët do të mbajnë përgjegjësi

schedule20:50 - 6 Janar, 2024

schedule 20:50 - 6 Janar, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.

“Jam falenderues për reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Malit të Zi në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tre të rinjve shqiptarë në zonën e Herceg Novit. Një hetim i plotë është duke u kryer dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan ministri Balla në rrjetin social X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!