Dhoma e Përfaqësuesve do të nisë hetim për shkarkimin e Joe Biden

schedule17:44 - 12 Shtator, 2023

schedule 17:44 - 12 Shtator, 2023

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA do të nisë një hetim për shkarkimin e Presidentit Biden, tha republikani i lartë Kevin McCarthy, shkruan BBC.

Kevin McCarthy tha se hetimi do të përqendrohet në “akuzat për abuzim pushteti dhe korrupsion” ndaj presidentit Biden. Republikanët kanë hetuar presidentin që kur morën kontrollin e Dhomës në janar. Seancat dëgjimore nuk kanë gjetur asnjë provë konkrete për sjellje të pahijshme të presidentit Biden.

Megjithatë, ato kanë hedhur më shumë dritë mbi akuzat ndaj djalit të presidentit, Hunter Biden, të cilat republikanët thonë se janë të diskutueshme, dhe se Biden ka qenë në dijeni për aktivitetet e djalit të tij.

Ky është hapi i parë në një proces politik që mund të rezultojë në një votim për shkarkim në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse kjo miratohet me një shumicë të thjeshtë, mund të fillojë një gjyq në Senatin e SHBA. Në një deklaratë në Kapitolin e SHBA, McCarthy tha se kishte akuza “serioze dhe konkrete” për sjelljen e presidentit.

Hunter Biden është aktualisht nën hetim federal për shkelje tatimore që lidhen me interesat e tij të biznesit të huaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!