Dhjetëra urgjenca në spitalin Infektiv, pacientë të intubuar edhe në spitalin Covid 3

schedule15:45 - 27 Nëntor, 2020

schedule 15:45 - 27 Nëntor, 2020

Nga Maksi Rama

Autoambulanca me pacientë që vijnë e shkojnë prej orëve të mëngjesit e deri në mesditë.

Në spitalin Infektiv pacientëve u duhej të prisnin disa minuta në autoambulanca deri sa të lirohej një shtrat në pavion

Familjarët nuk munguan në oborrin e spitalit që shqetësohen për shëndetin e të afërmve që marrin trajtim prej orësh apo edhe ditësh edhe pse presin një telefonatë nga mjekët pasi shënojnë numrin e tyre.

 “Që nga ora e  e natës që jam këtu. Deri tani nuk kam marrë asnjë informacion. Kemi lënë një numër kontakti dhe deri tani nuk na ka marrë asnjë njeri”, shprehet një qytetar.

Pak metra me tej, familjarët nuk mungojnë as tek spitali Covid 3. Janë të shumtë ata që vijnë me ushqime për të afërmit e tyre të shtruar.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në gjendje të përmirësuar. ABC ka mësuar se në spitalin Covid 3, një prej pavionëve, ka pacientë në gjendje të intubuar.

E premtja kishte fluks autoambulancash edhe në Sanatorium, ku pacientët qëndronin përreth 30 minuta në pritje deri sa t’u sigurohej një vend për t’u shtruar

Nga ana tjetër recepsioni që shërben për dorëzimin e ushqimeve apo veshmbathjeve kishte pak familjarë tek “Shefqet Ndroqi”./abcnews.al/