Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhjetëra izraelitë protestojnë në Tel Aviv për lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e Netanyahu

schedule15:18 - 17 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 17 Tetor, 2023

Rrugët e Tel Aviv janë mbushur me njerëz që kanë protestuar për lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e Netanyahu.

Dhjetra izraelitë morën pjesë në një protestë para Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv pas sulmit të 7 tetorit në Izrael, ndërsa që nga janari për 39 javë mijëra izraelitë kanë protestuar kundër reformës  gjyqësore antidemokratike të qeverisë Netanyahu.

Dhjetëra izraelitë mblodhën firma, shpërndanë fletushka dhe mbanin në duar pankarta me slogane kundër kryeministrit izraelit. Ata thonë se Netanyahu ka gjak në duar, kërkojnë që të bëhet gjithçka për lirimin e pengjeve dhe që Netanyahu duhet të largohet.

“Sapo të përfundojë lufta, ne do të dalim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Bibit. Na kanë rrëmbyer fëmijët dhe është përgjegjësi e tij”, tha një prej protestuesve.

“Kriminelët e fiaskos së 2023 duhet të gjykohen”, shkruhet në një pankartë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!