Dhjetëra fëmijë azilkërkues rrëmbehen në hotelin e “Home Office” në Angli, 136 të zhdukur në muajt e fundit

schedule09:43 - 22 Janar, 2023

schedule 09:43 - 22 Janar, 2023

Dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel në Brighton të Britanisë së Madhe, një ngjarje që mesa duket po përsëritet në të gjithë bregun jugor, sipas një hetimi të “Observer”. Një person që punon për “Home Office” përshkruan fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi, citon The Guardian. Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se fëmijët azilkërkues pa prindër ose kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 79, ende nuk janë pagjetur. Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz” dhe i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.

“Suella Braverman ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët në kujdesin e tyre”, tha ajo.

Informatori foli gjithashtu me dëshmitarë nga një hotel i ngjashëm i drejtuar nga “Home Office” në Hythe, Kent, duke vlerësuar se 10% e të rinjve zhdukeshin çdo javë. Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga Home Office.

Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!