Një sërë vatrash zjarri janë aktivizuar në Lezhë që nga mbrëmja e së hënës. Gazetari Gjergj Figuri raporton se dy prej zjarrfikëses janë vendosur në lagjen “Nënë Tereza” për të penguar afrimin çdo vatër të mundshme në zonat e banuara.
Kurse, dy automjete të tjera janë vendosur në Balldren. Ndërkohë, gazetari Figuri bën po ashtu të ditur se terreni malor pa rrugë e bën të vështirë ndërhyrjen nga ana e zjarrfikësve.
Vatrat aktive janë duke u favorizuar edhe nga era e fortë dhe me afrimin e natës, situata pritet të bëhet akoma më e vështirë. Deri më tani, tre vatra janë shuar plotësisht ndërsa në Malin e Shëngjinit ka banesa dhe biznese të rrezikuara. /abcnews.al/