Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

schedule16:59 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:59 - 22 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 137 raste të reja me Covid-19. Në total, numri  të infektuarve në vend shkon në 9547.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës, betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 persona. Në total, numri i viktimave nga Covid-19 në RMV shkon në 442.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 131 pacientë duke e çuar në 5071 numrin e të shëruarve në total. Gjithsej brenda 24 orëve janë realizuar  1,437 testime.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

Në statistikat e ditës së sotme 5 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, Tetova, Radovish, Gostivar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!