Sikur të mos mjaftonte humbja kundër Laçit me rezultatin 2-0, për Edi Martinin tani fillon “dhimbja” e vërtetë e kokës.
Në ndeshje me Laçin 4 lojtarë të Teutës janë ndëshkuar me kartonë. Ruben Aquah, Adolf Selmani dhe Albano Aleksi kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në ndeshjen kundër Korçarëve do të jenë të pezulluar, ndërsa lojtari anësor Jackson, doli nga fusha e lojës me karton të kuq.
Trajnerit të durrsakëve do t’i duhet të “improvizoje” një formacion fitues pa 4 titullarë, për të bërë të mundur fitoren e kthesës kundër Skëndërbeut. /f.a/abcnews.al