Skuadra e Partizanit arriti të fitonte kundër Teutës ndeshje e javës së 10-të të saj, ndërsa nuk ka kohë për të festuar sepse në sfidën e 11 të kategorisë superiore do të përballen me Skëndërbeun.
Në këtë duel demat do të duhet të bëjnë pa Albion Markun i cili kundër Tutës mori karton të kuq dhe për sfidën me korçarët do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Ilir Daja.
Por jo vetëm kaq për Dajën ka filluar edhe “dhimbja e kokës”, sepse një tjetër lojtar mund të jetë mungesë e madhe në përballjen me ujqërit e dëborës.
Bëhet fjalë për lojtarin më të shtrejtë të superiores, për sulmuesin Filipovic i cili ka pësuar një tërheqje muskulore që rrezikon të mos jetë gati në sfidën e radhës. Filipovic ishte mungesë edhe në sfidën me Teutën. /f.a/abcnews.al