Dhimbje e madhe te “Demat e Kuq”, guerrilsi i vogël nuk ia del

schedule18:33 - 25 Tetor, 2019

schedule 18:33 - 25 Tetor, 2019

Të gjithë shpresonin që tifozi i vogël i Partizanit të shpëtonte, por 14-vjeçari nuk ia doli për fat të keq. Renis Muça pësoi një aksident të frikshëm në korrik dhe qëndroi tre muaj në gjendje kome. Të gjithë u mobilizuan në kampin e “Demave” për t’i shpëtuar jetën dhe mjekimi i tij vazhdoi në një klinikë të specializuar në Turqi.

Guerrilsi nuk e fitoi dot luftën me vdekjen dhe mbrëmjen e kaluar mbylli sytë përgjithmonë. Ultras Guerrils kanë dhënë lajmin e trishtë në faqen e tyre zyrtare, aty ku nuk mungojnë ngushëllimet për familjen dhe të dashurit e 14-vjeçarit.

“Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë… Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare…

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!”, shkruhet në postimin e tifogrupit të kampionëve në fuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!