“Të jesh nënë është ndjesia më e bukur, t’a mbash fëmijën në kraharor. Por, kur sheh djalin në atë gjendje,,,
Janë fjalët e një nëne të re, e cila prej dy muajsh po përballet me sfidën më të vështirë të jetës së saj.
27 vjeçarja nga Durrësi, Xheni Buthi, para dy muajsh u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë Rosielin. Me dhimbje, ajo tregon se i biri është diagnostikuar me një sëmundje të trashëgueshme, e cila ndër të tjera i shkakton vështirësi në frymëmarrje.
“Jam drejtuar spitalit ngaqë e kam djalin 2 muajsh me diagnoza të ndryshme. Ka lindur 38 javë e 4 ditë, lindje prematurë. Është futur direkt në inkubator. Problemet që ka djali janë vështirësi në frymëmarrje, vrimë në zemër, probleme me mushkërit, probleme me tiroidet, edhe me sytë probleme. Mjekët dyshojnë për një sëmundje gjenetike.”
Nëna 27 vjeçare tregon se kohën më të madhe e kalon në spital me te birin, ndërsa, aktualishtë djalin e ka të shtruar prej ditesh në shërbimin intensive në reanimacionin e Pediatrisë në QSUT.
“Ai është dy muajsh, dhe më shumë jetën e kam kaluar në spital. Kam qëndruar 10 ditë në shtëpi, dhe më pas kam ardhur në Tiranë e jemi shtruar, se gjendja e djalit u përkeqësua. Është në oksigjen në reanimacion…vështirësi frymëmarrje, djali ka ezofagun në pjesën tretës.”
Përveç plagëve të shkatuara nga sëmundja e djalit, 27 vjeçarja ka një histori të trishtë edhe nga fëmijëria e saj. Ajo ishte në barkun e nënës, kur e braktisi babai biologjik. Mes dhimbjes e sakrificës nëna e vetme e solli në jetë.
“Nga o deri në 3 vjeç kam jetuar tek familja e dajës. Më pas erdhi fati i mamit, që u bëra me njerk.
Nga mosha 3 vjeç deri në 12 vjeç kam qrnë shumë e lumtur se e kam pas ngrohtësin e familjes.”
Ia mbajtën të fshehtë se kishte një baba biologjik, deri në moshën 12 vjeç, kohë kur humbi edhe nënë në një aksident me makinë. Rastësishtë Xheni mësoi misterin e familjes së saj, e cila ruhej me aq fanatizëm. Krejtësishtë ftohtë, pas asnjë emocion, ajo tregon momentin e takimit me babain biologjik.
“Kur më vdiq mami, më mori daja në kujdestari. Mas 3-4 muajsh pas vdekjes së babit, e mora vesh të vërtetën. Takimi me babin biologjik, kam qenë 21 vjece kur e takova. Nuk është ndonjë ndjesi mungese.”
Shprehja popullore, prind është ai që të rrit, merr kuptim më së miri në historin e 27 vjeçares. Telsa vitet kanë kaluar, dhe dhimbjen e ka kthyer në forcë, nëna durrsake ka vetëm një lutje…
“Forcën e gjej tek zoti, tek djali e dy engjëjt e mi që më kanë ndërruar jetë.
kur futem te djali dhe e shoh në atë gjendje, përlotem, i lutem zotit insh’allah nuk ndodh.”/abcnews.al



