Dherat përfundojnë në rrugë, policia mbyll korsinë

schedule12:50 - 16 Maj, 2018

schedule 12:50 - 16 Maj, 2018

Njëra anë e rrugës Rrogozhinë – Lushnje është bllokuar nga policia për shkak se është ndotur nga dhera, të cilat përfunduan aty prej reshjeve të forta të shiut. Bashkitë kanë vendosur njerëzit dhe mjetet në dispozicion për të hapur rrugën. Në të njëjtën kohë, linja hekurudhore Lushnje – Vlorë është bllokuar në disa zona nga rrëshqitjet e tokës. Shkarjet kanë ndodhur në Zham dhe në Gramsh dhe gjatë ditës së sotme, trenat nuk kanë lëvizur./abcnews.al