Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhëndri tenton të vrasë vjehrrën pasi u infektua me koronavirus

schedule12:05 - 25 Mars, 2021

schedule 12:05 - 25 Mars, 2021

Një 51-vjeçar, i identifikuar si Hasan B., ka tentuar të vrasë vjehrrën e tij 83-vjeçare, e cila ishte shtruar në një spitll në Antalia për shkak të koronavirusit. Ai tentoi dy herë ta mbyste me jastëk pasi kishte frikë se do t’i ngjiste virusin.

Mjeku, i cili e pa situatën, largoi dhëndrin nga dhoma dhe raportoi situatën në sigurinë e spitalit. Hasan B. hyri përsëri në dhomë para se të vinte roja i sigurisë, mbuloi një çarçaf fytyrën e vjehrrës së tij dhe vuri një jastëk në gojë dhe hundë.

51-vjeçari u largua nga spitali, por  një ditë më vonë u kap dhe u ndalua në shtëpinë e tij, informon abcnews.al. Ai u arrestua dhe u dërgua në gjykatë.

Ndaj tij u ngrit akuza e “tentim me dashje për të vrarë një person që nuk është në gjendje të mbrojë veten”. Prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por në dëshminë e tij ai tha se kishte shumë frikë se edhe ai do të infektohej pasi vjehrra po kollitej shumë dhe se çarçafin ia kishte vënë për të ndaluar përhapjen e virusit përmes kollës, jo për ta vrarë. Në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë të pandehurin, pa të drejtë për të udhëtuar jashtë shtetit, pasi edhe gruaja e tij (vajza e 83-vjeçares) e mbrojti duke thënë se është kujdesur për nënën e saj për 15 vite.

Vjehrra e 51-vjeçarit pas disa kohësh vdiq në spitalin e Covid-19 për shkak të koronavirusit./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!