Një tjetër krim i rëndë u raportua në Prishtinë. Pas vrasjes së vajzës së re gjatë një grabitje, këtë herë viktimë ka mbetur një 60-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në lagjen Emshir. Mësohet se 60-vjeçari është dërguar në spital me plagë të rënda dhe për pasojë nuk ka arritur të mbijetojë.
Ai është goditur me thikë nga dhëndri i tij, pas një sherri të ndodhur mes tyre që më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, duke ui shkaktuar vdekjen 60-vjeçarit.
/abcnews.al/