Dha shpirt në duart e policëve, fjalët e fundit të Floyd-it “ngjiten” në qiell

schedule13:17 - 2 Qershor, 2020

schedule 13:17 - 2 Qershor, 2020

Fjalët e fundit të George Floyd-it, burrit afro-amerikan që humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it, janë kthyer në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Në një kohë që demostratat kundër dhunës së përdorur nga polica janë përhapur në të gjithë vendin dhe jashtë tij, artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.

Ai i “ngjiti” fjalët e tij në qiejt e pesë qyteteve të mëdha.

Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe Neë York.

Banerat e tjerë që fluturuan mbi Los Angeles, Miami dhe Dallas lexonin: “Më dhemb stomaku”, “Më dhemb qafa” dhe ” Më dhemb çdo gjë”.

Këto ishin fjalët e fundit e thëna në agoni nga George Floyd ndërsa të paktën tre oficerë policie e mbanin të shtrirë për toke. Gati 9 minuta pasi ndodhej me qafën e oficerit të policisë në grykë, Floyd humbi ndjenjat dhe më pas u shpall i vdekur. /abcnews.al/