Dha mësim pa diplomë për 20 vjet, mësuesja duhet t’i kthejë të gjitha pagat që mori

schedule20:30 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 20:30 - 1 Dhjetor, 2022

Një grua duhet të paguajë 314 mijë euro për të shlyer rrogat që dyshohet se i ka marrë në mënyrë të paligjshme për 20 vjet, raportojnë mediat italiane.

Ajo ishte mësuese në një shkollë të mesme në Vimercate, një komunë në provincën e Monzës, po ka dhënë mësim pa pasur asnjë diplomë.

Në fakt, ajo mburrej se kishte dy diploma – një nga Universiteti Katolik i Milanos dhe një tjetër nga Universiteti i Parmës – të cilat nuk i kishte marrë kurrë. Gruaja kishte paraqitur dy diploma, një në psikologji dhe tjetra në pedagogji për të punuar Institutin Meroni në Lissone dhe Institutin Floriani në Vimercate.

Gjykata e Audituesve të Lombardisë tha se mësuesja “ka bërë deklarime të rreme dhe ka treguar dokumentacion të falsifikuar për të marrë kontratat e punës për të cilat aspironte”. Për këtë, ajo duhet të kthejë shumën që i ka marrë shtetit në mënyrë të padrejtë, 314 mijë euro.

/abcnews.al