Përmbytjet masive kanë shkaktuar një katastrofë të vërtetë në Nepal. Zona njihet si kufiri me Tibetin, në anën kineze, dhe është xhiruar nga të katërta anët prej 26 gushtit ku akulli shkriu nga himalajat dh era mbi qytezën duke marr me vete dhera, gurë, shtëpi, dhe jetët e qindra njerëzve.
Grupet vijojnë punë në terren për shpëtimin e mijëra të zhdukurve në baltë, dhe raportimet nga terreni shpërndahen nëpërmjet burimeve zyrtare por edhe mediave sociale. Ngjarje të tilla të rënda si pasojë e fennomeneve natyrore bëhen shkak për lulëzimin e informacionit të rremë në rrjet, me qëllim dezinformimin, propagandën por edhe synime më sipërfaqësore si klikime në rrjete sociale.
Prej katër ditësh, e njëjta situatë raportohet edhe për ngjarjen në Nepal. Janë me qindra video të shpërndara online, në platforma si Instagram dhe X, dhe në mesin e tyre dhjetra janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale.
Disa orë pasi një përmbytje vdekjeprurëse përmbyti kufirin Nepal-Tibet, duke vrarë qindra njerëz, në mediat sociale qarkulloi një video që pretendonte se tregonte zhvillimin e katastrofës. Klipi përmban anomali vizuale që gjenden zakonisht në pamjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Mjeti i zbulimit i Google gjithashtu raportoi se ishte bërë me softuerin e inteligjencës artificiale të kompanisë.
Disa video të tjera janë më të qarta që janë gjeneruar me AI, ku pamjet duket sikur të jenë grafike.
Situata në Nepal vizualisht shfaqet apokaliptike, por mes videove në rrjet postohen edhe momente absurd. Një video e gjeneruar me AI, tregon një elefant që shpëton një zotëri. Kjo video u prezantua si reale, më pas u cilësua nga përdoruesit e vjetër, dhe një pasë një llogari me bazë në Indi që evidenton inteligjencën artificiale, e shpalli zyrtarisht të tillë.
Elementët që ndihmojnë në evidentimin e videove të rreme AI gjenden të detajet. Këto video janë nga 10-15 sekonda të gjata, pasi zakonisht kaq është minutazhi I videove të aplikacioneve kur krijohen falas. Më pas evidentohen pamje të palogjikshme, si pemë që shfaqen e zhduken pa respektuar ligjet e fizikës. E në rast se syri nuk kap detajet, në botën virtuale ka hapësira të specializuara për të evidentuar AI. Kjo mund të realizohet me agjentet si ChatGPT ose Gemini, por edhe me aplikacione të dedikuara si SynthID, gratis.

