Bledar Devolli, trajner i Drenicës në Kosovë sot është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC. Gjatë fjalës së tij në studio, ish-futbollisti i Tiranës foli për ëndrrën e tij dhe tratativat e pretenduara nga mediet me Kukësin.
“Unë në tratativa me Kukësin? Sështë e vërtetë. Jam në punë dhe jam në një ekip ku punoj me qejf dhe mes njerëzish që me respektojnë. Unë nuk kam folur me askënd konkretisht dhe nuk kam pasur asgjë në lidhje me stolin e Kukësit.
Isha në stadium atë ditë dhe kur pashë Osmanin në stol u çudita. Mua nuk më takon të bëj analizën e presidentit apo trajnerit. Tirana është pika ime e dobët dhe nuk e mohoj se e kam ëndërr ta drejtoj një ditë. Nuk kam frikë nga përgjegjësitë dhe kam besim në stafin tim. Po të ma kishin dhënë do i jepja “dum”. Do shkoj kur Zoti ta ketë shkruar.
Mbase Ai do që të shkoj në një moment të dytë dhe të arrij diçka tjetër. I uroj suksese Gesit (Shehut) dhe Tiranës. Grupi është më i plotë dhe shpresoj të bëjë mirë, i uroj suksese. Është djalë punëtor që kur ka qenë futbollist. Mund të bëjë siç ka bërë Egboja vjet, ka dy ndeshje të lehta përpara”, tha mes të tjerash trajneri gjirokastrit. /abcnews.al