Devolli: Goli i dytë na prishi planet, luajtëm me 7 sulmues pastaj

schedule19:30 - 3 Mars, 2022

schedule 19:30 - 3 Mars, 2022

Dinamo tani renditet e parafundit, pas humbjes së pësuar sot në Shkodër. Pas ndeshjes, trajneri Bledar Devolli për Supersport tha: “Duhet të bëjmë atë që bëmë në pjesën e dytë. Vllaznia bën futbollin më të mirë, ka ekip cilësor, ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë në sulm. E nisëm mirë lojën, morëm penallti në rastin e parë që Vllaznia na erdhi në portë”.

“Pësuam edhe golin e dytë, më pas luajtëm ashtu siç luajmë ne. Mbajtëm Vllazninë në zonën e 16 metrave, kjo tregon se kemi cilësi, por na dëmton ana psikologjike. Rezultatet e kundërshtarëve ndikojnë, por të vazhdojmë të punojmë me kokën poshtë. Me entuziazëm duhet të thyejmë akullin”.

“Sulmi? E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, e kishim përgatitur me dy lojtarë të shpejtë në krah dhe Ibraimin si numër 9 fals. E kapëm disa Vllazninë, por goli i dytë na prishi planet. Na duheshin më shumë sulmues, i futëm të gjithë, luajtëm me 7 sulmues”.

“Goli i dytë i Vllaznisë? I rregullt, merremi me goditjet standarde në stërvitje nga 1 orë e gjysmë… Edhe penalltia e Vllaznisë e rregullt. Kishim marrë informacione që Adili do luante si i djathtë, ai nuk është i shpejtë, por goli i dytë i Vllaznisë na prishi planet”.

“Kundërshtari është shumë i fortë, sidomos në Shkodër, luan shpejt. Kishim marrë masa me tre mesfushorë, Vllaznia luan shumë vertikalisht dhe tentuam t’i bllokonim”.

” Finale me Skënderbeun? Kemi ndryshuar për mirë, prodhojmë lojë, raste dhe nuk shthuremi, kjo ka rëndësi. Por, për mua janë 13 finale, jo vetëm ndeshja me Skënderbeun.

Të punojmë më seriozitet dhe angazhim. Të jemi edhe pak më të qetë, nga unë dhe presidenti, t’i qëndrojmë më afër ekipit dhe të dalim nga kjo situatë”, përfundoi Devolli. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!