Devoll, i bashkohen PS kryetari i këshillit e 3 këshilltarë të LSI

schedule11:59 - 26 Mars, 2018

schedule 11:59 - 26 Mars, 2018

Vijon largimi i këshilltarëve vendorë të LSI drejt PS. Këtë të hënë ishte radha e katër anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Devollit. Nëse deri tani kësaj force politike i janë larguar këshilltarë, nga Devolli vjen largimi i kryetarit të këshillit bashkiak, duke sjellë kështu edhe krisjen më të madhe të kësaj force politike, në këshillat bashkiakë.

Albert Lilo dhe tre këshilltarë të tjerë të LSI, janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste, që tashmë numëron 8 mandate, duke marrë kontrollin e këshillit prej 21 anëtarësh./abcnews.al