“Detyrim paraqitje” për ish-deputetin e PS-së

schedule10:29 - 1 Gusht, 2019

schedule 10:29 - 1 Gusht, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Më herët togat e zeza e kishin kthyer dosjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste për plotësim hetimesh, me argumentin se hetimet e këtyre 10 muajve kishin mangësi provash.

Arben Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “VOL-VO4” që u zhvillua më 18 Tetor 2018. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ra në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi doli në përgjimet e dosjes 339, me grupin e “Avdylajve”, të Shijakut.

Në këto përgjime, Çuko u zbulua se merrte ryshfet në këmbim të lëvizjes së një të dënuari nga burgu i Bradasheshit, në burgun e Fierit. Gjithashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!