Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Detroit një fushëbetejë për mbështetësit e Trump dhe Biden, pas alarmit falsë për bombë

schedule10:38 - 7 Nëntor, 2020

schedule 10:38 - 7 Nëntor, 2020

Policia paralajmëroi një grup të mbështetësve të Presidentit Trump dhe Biden  që të largoheshin nga  qendra e Detroit të premten në mbrëmje, pas zbatimit të ligjit për mbylljen e rrugëve.

Ndërkohë gjatë protestave, arrestua një demostrues. Duke udhëtuar  me një makinë,  e cila mbante një flamur të madh “Trump 2020”, Cortis pretendon se ka bërë fushatë në të gjithë vendin nga Uashington në Los Anxhelos.

Shefi i Policisë së Detroit, James Craig tha se ai “po bllokonte trafikun dhe ne e kishim paralajmëruar më parë”.



“Automjeti i tij u sekuestrua”, tha policia, por më vonë në mbrëmje, Cortis u la i lirë së bashku me automjetin e tij.

Protesta u ndalua nga policia pak para orës 10:00, pas një dite të tensionuar pas kërcënimit të rreme për një bombë në qendrën e kongresit.

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden u shpall fitues i 16 votave elektorale në Michigan, shteti kyç për të fituar presidencën së bashku me shtetet e tjera si Wisconsin  dhe Pennsylvania. Michigan ka qenë shtet demokratik, por bëri një gabim në 2016, gjë që ndihmoi në zgjedhjen e Trump.

James Craig tha se policia kishte informacione që grupet e armatosura do të vinin në qytet të premten.

Por protestat mbetën kryesisht një luftë fjalësh, me demonstruesit pro-Trump të cilët e kanë quajtur rezultatin e zgjedhjeve, “të korruptuara”, dhe duke borhoritur “Ndaloni vjedhjet”, megjithëse nuk ka pasur asnjë provë rreth mashtrimit të votave.

Nërkohë, demonstruesit pro-Biden mbanin sloganë në duar “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen “./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!